QUEER FILM MARATHON TIRANA 2022

EDICIONI I 3-të NJOFTIM PËR SHTYP

Festivali i vetëm me temë LGBTQI+ i në Shqipëri, drejtuar nga Arbër Kodra,
vjen këtë vit me të ftuar specialë dhe partnerë nga disa shtete evropiane.

5 ditë – 16 filma!

 


Edicioni i 3- të i QUEER FILM MARATHON TIRANA 2022 ngre siparin në datën 26.09.2022, përmes një ceremonie të veçantë, që do të zhvillohet në ambientet e Hotel “Rogner”, ora 19:00, në Tiranë. Si çdo vit, festivali mbështetet në një numër të pasur të ftuarish, ndërsa në ceremoninë e hapjes, e ftuar speciale do të jetë kumbara e edicionit 2022, Vladimir Luxuria.

Organizatorët dhe bordi i QUEER FILM MARATHON TIRANA 2022 kanë kënaqësinë të ftojnë median tuaj në ceremoninë e hapjes si dhe në të gjithë eventet që do të zhvillohen përgjatë festivalit!




FILMAT

16 filma me metrazh të shkurtër, dokumentarë, etj., nga e gjithë bota do të shfaqen përgjatë 5 ditëve të festivalit, ndërkohë që për herë të parë do të marrë pjesë edhe një film shqiptar.



Programi i festivalit

Dita 1 – 27.09.2022 TIRANA

- Exodus by Dario Haruni |Albania |2020 |7.20’ |Documentary film

- Lavender by Constantinos Maragos |Greece |2022 |7’ |Short film

- Maschile singolare by Alessandro Guida, Matteo Pilati |Italia |2021 |101’ |Film

Dita 1 – 27.09.2022 SHKODRA

- My Child by Can Candan |Turkey |2013 |83’ |Feature documentary

Dita 2 – 28.09.2022 TIRANA

- The Call by Marios Psaras |Cyprus |2020 |10’ |Short film

- Skandal by Elton Baxhaku, Eriona Çami |Albania |2014 |64’ |Feature documentary

- The Swimmer by Adam Kalderon |Israel |2021 |85’ |Film

Dita 2 – 28.09.2022 SHKODRA

- Seyran Ates: Sex, Revolution & Islam by Nefise Özkal Lorentzen |China, Germany, Norway, Spain, Turkey |2021 |81’ |Documentary

Dita 3 – 29.09.2022 TIRANA

- VRAPOJ DIELLIN by NATASHA BEGA|ALBANIA |23’|2015

- Madame by Stéphane Riethauser |Switzerland |2019 |94’ |Film

- LONESOME|AUSTRALIA |95’|2022

Dita 3 – 29.09.2022 SHKODRA

- Fly so far by Celina Escher |El Salvador |2021 |89’ |Documentary

Dita 3 – 29.09.2022 DURRES

- CONCERNED CITIZEN |ISRAEL |82’|2022

Dita 4 – 30.09.2022 TIRANA

- Twins by Xhezide Gurguri |Albania |2021 |5’ |Short film

- The middle road by Ardit Muhaxhiri |Albania |2021 |11’ |Short film

- Nelly & Nadine by Magnus Gertten |Sweden, Belgium, Norway |2022 |92’|Documentary


Temat

Filmat në program do të jenë ndarë në katër vargje narrative, që eksplorojnë gjuhët, temat, rastet dhe katër faza të ndryshme të evolucionit të një njeriu.

Forever Young: Rruga kushtuar ardhjes së moshës, që identifikon filmat që kanë të bëjnë me rritjen, zbulimin e vetvetes dhe pyetje.

Queer: Dedikuar brazdës së kufizimeve, binarëve dhe normës dhe guximit për t'i kapërcyer ato.

Bëhu fantastik në ikonat e djeshme dhe të sotme, dhe vetëm me një qëllimi: Të jesh i mrekullueshëm.

Më në fund, Kur dashuria ishte moderne: Filma rreth pioniereve dhe pionierëve, të cilët kanë zhvilluar betejat më të rëndësishme të komunitetit LGBTQI +.

Puna e ngushtë me të ftuarën speciale, Vladimir Luxuria bëri të mundur t’i japim zë dhe trup disa prej ikonave të pop-it që kanë frymëzuar gjithmonë rrugën tonë artistike.


QUEER FILM INDUSTRY 2022

27 & 28 SHTATOR 10:00 – 13:00 @DESTIL

Hapësira e parë e takimit kushtuar industrisë së filmit LGBTQI+.

Nën kujdesin e artistes së mirënjohur, Ema Andrea dhe organizatës DOART, drejtuar nga Iris Canaj.

Në fillim të edicionit të tretë të festivalit, do të organizohet Industria e parë QUEER, një pikë takimi e domosdoshme rrjetëzimi për industrinë LGBTQI + në të cilën do të marrin pjesë prodhues, producentë, ekspozues dhe krijues filmash nga e gjithë bota. Ajo do të zhvillohet këtë vit në ambientet e veçantë të Destil Creative Hub Tirana, Adresa: Blvd Zogu I, Tirana 1001, partner i projektit.

Ky aktivitet për herë të parë është një unicum në kuadrin e festivaleve me temë LGBTQI +.

Ky aktivitet do të ofrojë një mundësi për profesionistët e përfshirë në botën e kinemasë LGBTQI+ për t'u takuar dhe shkëmbyer ide. Regjisorët, distributorët, producentët dhe delegatët e festivaleve nga e gjithë bota do të mblidhen në Tiranë për dy ditë.

Qëllimi i këtij projekti absolutisht unik është krijimi i një forumi për rrjetëzimin, që është thelbësor për ata që punojnë në sektorin LGBTQI+ të industrisë së kinemasë, një forum që asnjë festival tjetër në Shqipëri nuk mund ta ofrojë. Ky event do të zhvillohet paralelisht me Festivalin e Filmit QUEER! Aktiviteti, i cili do të zgjasë dy ditë, përfshin momente të hapura për publikun dhe momente kushtuar operatorëve të këtij sektori. Gjithashtu do të ketë dhe sesionin - "Let's Pitch!": Seancë stërvitore pitching, nga ku do të bëhet një konkurs live për të dhënë minigrante në fushën e filmit, storytelling dhe podcaste.




PROJEKSIONET

KU DO JENË?

Filmat do të shfaqen në disa vendndodhje, tarraca e Bashkisë Tiranë, qendra COD në Kryeministri, qendra TULLA dhe DESTIL.

HYRJA PËR CDO SHFAQJE FILMI ËSHTË FALAS!!!

Programi I festivalit është në të gjitha rrjetet tona sociale: Instagram, Facebook page, Twitter dhe Linkedin, si dhe në faqen e webit https://www.queerfilmmarathontirana.com/

FILMAT DO JENE ME TITRA SHQIP DHE ANGLISHT!

Lutemi që të paraqiteni në vendndodhjen e ditëve përkatëse të paktën 15 minuta para fillimit të filmave.


ORGANIZUAR NGA: Qëndra Open Mind Spectrum Albania (OMSA) dhe QUEER FILM MARATHON TIRANA 2022/ Me mbershtetjen Financiare të: Tirana European Youth Capital, Kongresi Rinor Kombëtar, Bashkia Tiranë, Raiffeisen Bank, Bashkimi Europian, Agjensia e Qeverisë Italiane për zhvillim dhe bashkëpunim të iniciativave në Ballkanin Perëndimor, AGNA GROUP, EN-ARB / Ne partneritet me LOVERS FILM FESTIVAL (Itali), Festival Mezipatra (Praga), Queerwave (Qipro), Polychromes (Nica)/ Drejtor Artistik: Arbër Kodra / Manaxher projekti: Enea Kodra / Kordinatore: Emanuela Kurti.

Për informacione të mëtejshme apo për materiale shtesë mund të kontaktoni me zyrën tonë të komunikimit kurdoherë.

Email: omsa.albania@gmail.com
Tel: +355693953920

Z. Arbër Kodra
Drejtor Artistik i Festivalit

Ju mirëpresim!